Kandidatët për kryetar të Shkupit do të nënshkruajnë deklaratë për “Platformën për ajër të pastër”

Deklaratë për respektimin e “Platformës për ajër të pastër” duhet të nënshkruajnë sot kandidatët për kryetar të Qytetit të Shkupit.

“Platformën për ajër të pastër” deri te kandidatët për kryetar komune e dorëzoi nisma qytetare O2 koalicion për ajër të pastër, ndërsa përmban pako masash dhe kërkesa të cilat kryetari i ardhshëm i Shkupit seriozisht do t’i ketë parasysh dhe do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për t’i realizuar në kuadër të mandatit të tij.

“Jemi të kënaqur që kërkesat tona u shqyrtuar seriozisht dhe se kandidatët për kryetar komune të Shkupit e dhanë mbështetjen e tyre, të cilën do ta konfirmojnë në nënshkrimin e sotëm zyrtar të deklaratës”, thonë nga O2 koalicioni për ajër të pastër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button