Kirsten Nillsen është ministrja e re e Sigurisë së Brendshme të SHBA-së

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp, mbrëmë e emëroi eksperten për siguri Kirsten Nillsen, për ministre të Sigurisë së Brendshme, në vendin e Xhon Keli, i cili tani është emëruar për shef të  zyrës së Shtëpisë së Bardhë.

Ministria e Sigurisë së Brendshme u formua pas sulmeve terroriste më 11 shtator të vitit 2011 dhe është kompetent për sigurinë kufitare, rojën bregdetare, reagimin gjatë situatave të jashtëzakonshme dhe doganave.

Nilsen ishte zëvendëse e Keli në Ministri, por u zhvendos së bashku me të në Shtëpinë e Bardhë në korrik të këtij viti, ku u emërua në vendin e Rajns Pribus.

Në Ministrinë e Sigurisë së Brendshme janë të punësuar mbi 240.000 persona.

Nilsen është avokate, specialiste për kibersiguri dhe ka punuar në Ministri, kur Xhorxh Bush ishte president i SHBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP