Të paktën 21 viktima në zjarret në Kaliforninë Veriore

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në zjarret pyjore që digjen në Kaliforninë Veriore, kumtoi shërbimi amerikan për mbrojtje zjarrfikëse.

Tre persona kanë humbur jetën në rajonin Mendosino dhe një në Juba. Dje është konfirmuar vdekja e 17 personave.

Në tetë rajone digjen mbi 20 zjarre, në të cilat janë djegur rreth 69.000 hektarë tokë dhe janë shkatërruar 3.500 objekte.

Zjarret janë aktive nga e diela në mbrëmje kur erë të fuqishme kanë shembur largpërçues, të cilat janë djegur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button