Si bëhen kanceroze qelizat?

Doktor Balazs Bodai, onkolog i njohur amerikan, sqaron: Nuk jemi të sigurt se përse qelizat bëhen kanceroze, mirëpo supozojmë se është një ndryshim në përbërjen gjenetike të qelizës që shpie drejt ndarjes dhe shumëfishimit të pakontrolluar të këtyre qelizave.

Sa lloje kanceri ekzistojnë?

Ka tri lloje kryesore të kancerit të gjirit. Këtu përfshihen dhe ato kancere që shfaqen në kanale (ductal carcinoma), ato që shfaqen në lobule (lobular carcinoma) dhe një kombinim i këtyre të dyve, që njihet si mamo-karcinoma.
Këto përbëjnë më shumë se 95% të të gjithë kancereve të gjirit dhe përqindja e vogël që mbetet janë me origjinë të pazakontë qelizore.

A ka ndonjë lloj kanceri të gjirit që nuk ka simptoma?
Shumica e kancereve të gjirit nuk paraqiten me asnjë lloj simptome. Me raste të rralla shenja e parë e kancerit të gjirit mund të jetë dhimbja e gjirit.

Cilat janë shenjat e para të kancerit të gjirit?
Zakonisht, shenjat e kancerit të gjirit përfshijnë provë radiografike të një mase të rritur, që pulson, ndryshime të lëkurës (si pamje e portokallit të zhvoshkur), futje brenda e thimthit dhe ndonjëherë një skuqje e fortë, që nuk reagon ndaj antibiotikëve (karcinomë inf1amatore e gjirit).

A kanë lidhje deodorantët me kancerin e gjirit?
Lidhja mes kancerit të gjirit dhe deodorantëve është studiuar shumë dhe përfundimi i përgjithshëm është se nuk ka asnjë lidhje mes tyre!

Cilat janë shanset për shërim?
Shanset për shërim varen shumë nga faza e sëmundjes në kohën e diagnostikimit. Faza e parë e kancerit të gjirit (tumor më i vogël se 2 cm pa pasur nyja limfatike) ka shkallë shërimi 95%.

Kjo është arsyeja më e rëndësishme për të qenë agresiv dhe proaktiv gjatë kryerjes së vetëkontrollit të gjirit, për të bërë kontroll profesional çdo vit dhe për të bërë mamografi sipas udhëzimeve më lart.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button