Basha: Shqiptarët duan të ikin

Duke analizuar të dhënat e barometrit të Ballkanit, Lulzim Basha shprehu shqetësimin e opozitës se gjysma e shqiptarëve duan të ikin nga vendi. Arsyeja kryesore është gjendja ekonomike.

“39 % e bashkëqytetarëve tanë nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të dritave. 43%, gjysma e shqiptarëve, nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpive. 30% nuk paguajnë dot këstet e huasë. 30% nuk përballojnë dot blerjen e ushqimeve bazë”, tha Basha, transmeton Top Channel.

Kreu i opozitës paralajmëroi se vitin e ardhshëm gjendja do të përkeqësohet për shkak të vendimit të qeverisë për të përfshirë edhe biznesin e vogël në skemën e TVSH-së. Por Basha siguroi se opozita do të bëjë çdo gjë për të ndaluar këtë vendim.

“Ne do të paraqesim propozimet tona për të frenuar këtë çmenduri që do të çojë në rritjen e çmimeve të konsumit dhe rënien e të ardhurave buxhetore”, tha Lulzim Basha.

Por problemi kryesor, sipas Bashës, është lidhja e qeverisë me krimin dhe mungesa e llogaridhënies së qeverisë për shkak të blerjes së votës.

“Sot, Edi Rama i jep llogari vetëm bandave dhe krimit të organizuar, sepse me ata e ruajti pushtetin dhe siguroi votën”, u shpreh Basha.

Zgjidhja që Basha propozon për frenimin e emigracionit janë zgjedhjet e lira.

“Vota e lirë është e vetmja që do ta shpëtojë vendin, sepse i kthen pushtetin qytetarit, vendos rendin dhe ligjin. E çon buxhetin e shtetit për hapje të vendeve të punës dhe për kërkesat reale të njerëzve. Dhe është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar integrimin europian”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button