Erdogan është pritur me ngrohtësi në Novi Pazar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pritur sot me ngrohtësi gjatë vizitës në rajonin me popullatë shumicë myslimane, në pjesën jugperëndimore të Serbisë.

Qindra njerëz me flamuj të Turqisë dhe Serbisë janë rreshtuar në rrugët e qytetit, Novi Pazar, që është më i madhi në rajonin e Sanxhakut, të cilin Erdogan e vizitoi së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton REL.

Presidenti Erdogan gjendet për vizitë dyditëshe në Serbi dhe analistët vlerësojnë se Turqia synon rritjen e ndikimit të saj në Ballkan.

Dje në Beograd, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar me Vuçiqin dhe ka shprehur përkushtim për rritje të investimeve dhe të tregtisë me Serbinë.

Shumë vende në rajon kanë lidhje historike dhe religjioze me Turqinë, nga pushteti që ka zgjatur për disa shekuj i Perandorisë Osmane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button