Beson tek simbolika? Cili është misteri i tërfilit

Edhe pse e njohur më tepër për kuptimin e saj simbolik, lulja e tërfilit gëzon po aq karakteristika sa lulet e tjera. Diversiteti më i lartë gjendet në Hemisferën e Veriut, edhe pse Amerika e Jugut dhe Afrika janë vendbanime të po së njëjtës bimë. Jetëgjatësia e tërfilit varion nga dy vjet, në një vit. Tipike e tërfilit është gjethja trifletëshe, e cila çel lule të vogël të kuqe, lejla, të bardhë ose të verdhë, duke bërë që kjo bimë të dallojë nga lloje të tjera të përngjashme, shkruan Bordo.al. 

Simbolika më e njohur lidhet në mënyrë të hershme me Irlandën. Sipas legjendave, Shën Patriku ndërsa përpiqej të kthente irlandezët në të krishterë, përdorte tërfilin për të shpjeguar trininë e shenjtë me secilën fletë që përfaqësonte Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë. Por në fakt, irlandezët, asokohe besonin se këto tre gjethe që qëndrojnë gjithnjë bashkë janë tre elemente të rëndësishëm për njeriun: besim, shpresë dhe dashuri. Por, ndodh që ka edhe gjethe të katërt, e cila është padiskutim fat. Mendohet se me katër fletë ishte tërfili që Eva vodhi nga kopshti i Edenit para se të dëbohej për shkak të mëkatit të mollës së famshme.

Ndoshta nuk do ta besoni, por kjo bimë ka një festë: ajo mbahet ne 17 mars dhe njihet si dita e Shën Patrikut, por në të vërtetë gjithçka lidhet me simbolet dhe kuptimet që dhuron trefletëshi.

 

 

E konsideruar si shenjë fati, kjo lule i dhurohet njerëzve më të dashur, ose iu vendoset të vegjëlve në kokën e djepit, tipike kjo e disa vendeve në Shqipëri. Besohet se katër gjethet e tij përfaqësojnë katër drejtimet në jetë, por dhe katër elemente shumë të dëshiruara nga njeriu: suksesi, dashuria, shëndeti dhe fati.

Mos u çuditni kur e shihni këtë simbol të ndërthurur me patkoin, tërfili dhe patkoi, janë simbolet e fatit, të cilat mund t’ia dhuroni personave tuaj më të dashur, aq sa shpesh u qëndiset të vegjëlve në jakën e veshjeve të tyre.

Keltët e lashtë nderuan tërfilin për shkak të trinitetit të gjetheve të tij, por nga ana tjetër është konsideruar si një burim ushqimi për bagëtinë, duke i dhënë kësaj bime atributet e bollëkut, simbol i cili shpesh gjendet në hyrjet e shtëpive të fermave. Po ashtu në shumë vende kuptimi i trefleteshit lidhet me pjellorinë, kjo pasi si bimë ka një jetëgjatësi të konsiderueshme.

 

 

Nëse ju shfaqet në ëndrra, simbolika e tij ka të bëjë me rritjen e të ardhurave dhe fitimeve, përmirësim të shëndetit dhe arritje në karrierë. Kjo lidhet kryesisht për shkak të ngjyrës së saj, pasi jeshilja në ëndrra lidhet edhe me mirëqenien.

Kujdes! Edhe pse bima e tërfilit është e ushqyeshme për kafshët, ka ende dyshime nga shkenca për shkak të sasisë së morfinës që përmban, ndaj mos e përtypni! Paçi Fat!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP