OKB: Në Siri 13 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë

Koordinatori për Ndihma Humanitare i Kombeve të Bashkuara (OKB) Panos Moumtzis tha se aktualisht në Siri 13 njerëz kanë nevojë për ndihmë. Ai tha se ndodhet në Turqi për t’i planifikuar ndihmat për dimrin, raporton Anadolu Agency (AA).

Moumtzis në konferencën për media lidhur me krizën në Siri tha se me ardhjen e muajve të dimrit janë në përgatitje të aktiviteteve humanitare për sirianët.

“Në Siri tani 13 milionë njerëz në nevojë për ndihmë. Ne jemi në Turqi për t’i planifikuar ndihmat për dimrin. Nga këtu ju bëjmë thirrje të gjithë aktorëve, të mos i shndërrojnë ndihmat humanitare në materiale politike”, thotë Moumtzis.

Ai tha se 2.9 milionë civilë në disa rajone të Sirisë kanë nevojë për ndihmë emergjente. Moustzis theksoi se sidomos në rajonet e rrethuara ndodhen rreth 400 mijë persona të cilët presin ndihmë.

“Ne këto ndihma i bëjmë plotësisht në drejtim të politikave humanitare. Ashtu sikur ne, që po i bëjmë këto ndihma pa ndonjë shqetësim politik, mendojmë se edhe palët duhet t’i vlerësojnë këto ndihma në këtë aspekt. Ne dëshirojmë mbrojtjen e të gjithë shoqërisë civile në rajon”, tha Moumtzis.

Duke rikujtuar se në muajin shtator në Rakka, Idlib dhe Dejrizor kanë humbur jetën një numër i madh i njerëzve, Moumtzis thotë se janë në kontakt me organizatat humanitare.

Ai po ashtu bëri të ditur se aktualisht në Rakka jetojnë 8 mijë persona në kushte shumë të vështira.

“Në Dejrizor njerëzit po ballafaqohen me kushte shumë të vështira. Për shkak të operacioneve ushtarake disa persona u bënë refugjatë. Ne iu bëjmë thirrje palëve për mbrojtjen e këtyre personave që u shndërruan në refugjatë. Ne mund t’iu ofrojmë një ndihmë financiare vetëm prej 35 për qindësh për ata që kanë nevojë. Ne presim shumë më shumë ndihma nga institucionet ndërkombëtare”, thotë Moumtzis.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP