“Sulmet kundër muslimanëve të Arakanit janë të organizuara dhe sistematike”

 Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut pranë Kombeve të Bashkuara (OHCHR) thotë se sulmet “e egra” kundër muslimanëve në Arakan të Mianmarit janë të “organizuara, sistematike dhe të koordinuara”, raporton Anadolu Agency (AA).

Publikohet raporti i përgatitur nga zyra e OHCHR-së, përgatitur nëpërmjet intervistave në datat 14-24 shtator me 65 muslimanë të Arakanit, të cilët ndodheshin në kampet e refugjatëve të qytetit Cox’s Bazar të Bangladeshit.

Në raport thuhet se forcat e Mianmarit nuk po sulmojnë vetëm për t’i larguar muslimanët nga Mianmari, por që të ndalojnë edhe kthimin e tyre në shtëpi.

Në raport ku nënvizohet se njëra prej strategjive të sulmeve ndaj muslimanëve të Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh duke ikur nga sulmet e ushtrisë dhe budistëve fanatikë është përjetimi i traumave “fizike, emocionale dhe psikologjike” , thuhet se në të kundërtën me atë që dihet “operacionet e pastrimit” kanë filluar para 25 gushtit.

Gjithashtu u theksua se dhe se për këtë si objektiv po merren mësimdhënësit dhe liderët kulturorë dhe fetarë.

Në objektiv u morën xhamitë dhe Kur’ani Famëlartë

Kryetari i Misionit të OHCHR-së, në Mianmar, Thomas Hunecke, në një konferencë për media të organizuar për raportin në fjalë, duke folur për dramën njerëzore në kampet të cilat i kishte parë për 9 ditë tha se “Një gjë të tillë nuk e kam parë asnjëherë më parë.”

Hunecke, bëri të ditur se fshatrat e muslimanëve së pari sulmoheshin nga forcat e sigurisë së Mianmarit, ku pastaj shtëpitë e tyre digjeshin një nga një nga budistët fanatikë. Ai thekson se nuk kanë informacione të sakta për numrin e muslimanëve të vrarë në Arakan për shkak të pamundësisë së hyrjes në rajon.

Hunecke është shprehur se refugjatët me të cilët është takuar kanë thënë se “Qeveria e Mianmarit neve na thoshte ‘ju nuk i përkisni Mianmarit. Ju jeni Bengalë'”.

Kurse anëtarja e misionit të OHCHR-së në Mianmar, Karin Friedrich tha se “Personat me të cilët unë kam diskutuar thanë se ata janë marrë si objektiv për shkak të arsyeve fetare. Në disa deklarata u tregua se si objektiv janë marrë dhe janë djegur edhe xhamitë, që dhe është nënvlerësuar edhe libri i shenjtë Kur’ani-Famëlartë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP