Zaev dhe Shilegov nënshkruan Memorandum me esnafin e Çarshisë së Vjetër

“Këtu jemi së bashku me të gjithë që ta japim fjalën tonë. Kjo Çarshi do të ringjallet. Kjo çarshi është shtëpi e esnafëve, por edhe shtëpi e çdo familje esnafe e cila e di rëndësinë e saj për Shkupin. Kjo Çarshi nuk është vetëm roje e zanateve të ndryshme dhe të çmuara, nuk e lidh vetëm të kaluarën me të tanishmen. Kjo çarshi është simbol i unifikimit të diversiteteve, të bashkësisë sonë, të së ardhmes tonë të përbashkët. Prandaj janë mjaft të arsyeshme dhe të pranueshme kërkesat e esnafëve për sigurimin e kushteve të infrastrukturës me të cilat edhe ne si ata besojmë se do ta kthejmë jetën në çarshinë për të gjithë”, tha Zaev në deklaratën për mediat.

Kryetari i esnafit të Çarshisë së Vjetër, Bejtulla Morina nënvizoi se kjo është hera e parë esnafi, dyqanxhinjtë të ulen me kryeministrin e shtetit të dakordohen për punë konkrete dhe projekte të cilat janë interpretuar në dokument të cilat duhet të realizohen me qëllim të zgjidhjes së çështjeve më të rëndësishme për çarshinë dhe esnafin. Si kryesor e theksoi problemin me vendparkingjet.

“Ne në dokument i futëm garazhet trekatëshe të cilat do ta zgjidhin këtë problem. Ekzistojnë edhe një sërë të tjera, si ndriçimi, rinovimi e kalldërmave. Me ligj duhet të rregullohet edhe çështja për të drejtën e përdorimit të sipërfaqeve publike nga restorantet dhe dyqanet për të cilat do të paguajnë edhe kompensim. Lidhur me instalimin elektrik ai duhet të jetë nëntokësor, ndërsa duhet të ketë edhe kabllo optike për internet cilësor me çka do të kemi se çfarë t’u ofrojmë mysafirëve”, thotë Morina.

Shilegov theksoi se në takimin e sotëm janë obliguar në afatin më të shkurtër të mundshëm pas fitimit të mandateve në zgjedhjet e ardhshme lokale për ta plotësuar Memorandumin në tërësi me ç’rast kanë konsensus të përgjithshëm me të cilin do të mundnin ta kthenin jetën në Çarshinë e Vjetër.

“Në këtë Memorandum e përpunuan edhe çështje për rritjen e sigurisë dhe të vizitorëve edhe të pronarëve të objekteve për këtë qëllim do të vendoset video mbikëqyrje me 180 kamera për çdo kënd të Çarshisë dhe sigurim fizik me ç’rast do të sigurohet 24 orë në ditë”, tha Shilegov.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP