A u shpall pavarësia? Madridi kërkon përgjigje nga Katalonia

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy kërkon të sqarohet situata e Katalunjës, e presidenti i saj Carles Puigdemont ta konfirmojë nëse e ka shpallur apo jo pavarësinë, njofton Top Channel.

Një hap i tillë është i nevojshëm, sipas kreut të ekzekutiv spanjoll, përpara se Madridi zyrtar të marrë masa të mëtejshme. “Zoti Puigdemont po krijon qëllimisht pështjellim – tha Rajoy, – por unë dua që mbi këtë çështje të ketë qartësi”.

“Kabineti ra dakord t’i kërkojë zyrtarisht qeverisë katalanase, që të konfirmojë shpalljen ose jo të pavarësisë, për shkak të konfuzionit të krijuar. Kjo kërkesë vjen përpara se qeveria të marrë masa sipas nenit 155 të Kushtetutës, ndërsa përpiqet t’u ofrojë qytetarëve sigurinë dhe qartësinë që i nevojitet trajtimit të një çështjeje të tillë kaq të rëndësishme”, tha Mariano Rajoy, kryeministër i Spanjës.

Neni 155 i dokumentit themeltar të Spanjës e lejon Rajoyn të pezullojë autonominë e Katalunjës dhe t’i diktojë asaj administrimin e drejtpërdrejtë nga Madridi.

Qeveria qendrore e refuzoi më herët deklaratën e pavarësisë së firmosur nga Puigdemont, e hodhi poshtë edhe thirrjet e tij për ndërmjetësim. Zëvendëskryeministri spanjoll e përshkroi Puigdemontin, si dikë që nuk e di se ku është e ku po shkon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button