Maqedonia deponon miliona kurse harxhon mijëra euro për mbrojtjen hapësinore

Maqedonia merr miliona euro nga tatimet për mbrojtjen e ambientit, kurse për atë qëllim harxhon mijëra euro, shkruan REL në gjuhën maqedonase. Nëse analizohen të dhënat nga Enti Shtetëror të Statistikave (ESHS) del se Maqedonia harxhon shumë pak para për mbrojtjen e ambientit, njofton Portalb.mk.

Më shumë se 10 miliardë denarë ose rreth 171 milion euro janë deponuar në buxhetin e Maqedonisë nga tatimet e qytetarëve dhe ndërmarrjeve gjatë vitit 2015 , kurse deri në mesin e 2016-s janë harxhuar vetëm 10 milion euro, rreth 160 mijë euro.

Në rrethanat e Maqedonisë ku jetë ndërrojnë qindra njerëz si pasojë e ajrit të ndotur, kurse ujërat në shumë vende të Maqedonisë janë të ndotura me metale industriale, organizatat ekologjike kërkojnë që të krijohet fond për mbrojtjen hapësinore, me qëllim që taksat ekologjike të jenë riinvestim.

Për këtë kërkesë të organizatave ekologjike, nga Ministria e Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor përgjigjen se edhe pse është dorëzuar iniciativë e tillë disa herë me radhë në të cilën duhet të përfshihen tatimet që lidhen me ambientin jetësor, tash për tash marrin vetëm një pjesë të tyre.

“Tash për tash Ministria merr mjete të regjistrimit të automjeteve, mjete të cilat janë të ulëta dhe me konkurs publik u ndahen komunave, organizatave joqeveritare dhe institucionet kompetente për projekte të fushës së mbrojtjes hapësinore”, thonë nga Ministria.

Ky trajtim i tillë, sipas pjesëtares së organizatës “Front 21/24”, Aleksandra Bujaroska është në kundërshtim me ndotjen e ambientit dhe asaj që për të njëjtën paguhet nga qytetarët.

“Kjo e dhënë është përmendur edhe në raportin e Komisionit Evropian. Çdo vit thuhet se investimet për mbrojtjen hapësinore janë gjithnjë e më të ulëta e cila është në kundërshtim me atë çfarë neve, si Maqedoni na është e nevojshme”, tha Bujaroska.

Ajo tha se formimi i fondit për mbrojtje hapësinore do të ishte bazament për riinvestim të parave të ardhura për qëllime ekologjike.

“Ato para hyjnë në buxhet dhe të njëjtat shpërndahen varësisht prioriteteve të shtetit, kurse te ne, mbrojtja hapësinore ende nuk është prioritet”, tha Bujaroska.

Sipas të dhënave të ESHS-s, në vitin 2015 Maqedonia për mbrojtje hapësinore ka grumbulluar 16.4 përqind më shumë të ardhura se sa në vitin 2014. Nga ana tjetër, në vitin 2016 nga të ardhurat për mbrojtje hapësinore janë harxhuar për menaxhim me deponitë dhe ujërave të zeza.

ESHS për herë të parë muajin e kaluar ka publikuar të dhënat e të ardhurave nga tatimet e mbrojtjes hapësinore në Maqedoni.

LEXO: Lëvizja Nëna dhe Fëmija: Qeveria të mos e ri-hapë helmuesin “Jugohrom”, do të protestojmë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button