Shilegov duhet ta dijë që ka studime për ndotësit në Shkup

Kandidati për kryetar komune në Shkup, Petre Shilegov, në suaza të Tv debatit për problemet të cilat i ka qytetit dhe zgjidhjet që i ofrojnë, dha deklaratën në vazhdim, pjesën thelbësore të të cilës e konsiderojmë si të pavërtetë: 

Deklarata: Në lidhje me ndotjen e cila ende është një plagë e hapur në vitet e fundit dhe e cila është simbiozë e disa veprimeve përgjithësisht të paplanifikuara, duhet që të zgjidhet ne disa nivele…Së pari duhet që të hetohet mënyra, burimet e ndotjes që paraqiten, cilat janë arsyet. Një studim të këtillë askush nuk e organizuar edhe përkrah seriozitet të problemit dhe më pas të ndërmerren masa, afatshkurta dhe të intervenojë në dimrin që kemi para, megjithatë nuk do të jep zgjidhje spektakolare dhe afatmesme, prej të cilëve më kryesore është gazifikimi i Shkupit me të cilin do të cilin do të fillojmë…  

[Burimi24 E Hapur – çka do të ofrojnë kryetarët potencial të komunave (prej minutës 15-16,40) Data: 02.10.2017]

 ARSYETIM:

 Duke biseduar për mënyrën e zgjidhjes së ndotjes si problem serioz për Shkupin, kandidati për kryetar Komunë në Shkup, Petre Shilegov, deputet aktual i kësaj partie në Kuvendin e RM-së, deklaroi se së pari duhet që të sigurohen se kush janë burimet e ndotjes, duke shtuar se “një studim të këtillë askush nuk e ka organizuar edhe përkrah seriozitetit…”

Kjo fjali e cila pjesërisht u mbështet edhe nga kandidatët e tjerë, nuk korrespondon me realitetin. Qytetit i Shkupit në dhjetor të vitit të kaluar 2016 prezantoi studimin i cili është kryer, dhe mban datën e janarit të vitit 2016, ndërsa ka të bëj me ndotjen e ajrit, së bashku me masat të cilat duhet që të ndërmerren që kjo ndotje të ulet.

Studimi është pjesë e dokumentit të titulluar PLANI PËR PËRMIRËSIMIN E KUALITETIT TË AJRIT NË AGLOMERATIN E RAJONIT TË SHKUPIT dhe një plan i tillë është pjesë e detyrimit ligjor të vendosura me rregulloret që i ka Republika e Maqedonisë në lidhje me mjedisin jetësorë  dhe të cilët përpunohen në pajtim me legjislacionin e Bashkimi Evropian.

Vetë studimi u paraqit në prezantim në sallën e Kuvendit të Qytetit të Shkupit, për të cilin mediumet informuan në detaje. Njëkohësisht, u prezantuan edhe dy dokumente – PLAN AKSIONAR AFATSHKURTËR PËR MBROJTJEN E AJRIT NË QYTETIN E SHKUPIT DHE KOMUNAVE NË QYTETIN E SHKUPIT dhe Kadastra e integruar për ndotje të mjedisit jetësorë.

Në disa pjesë të këtij dokumenti edhe në prezantimin e planeve thuhet se “në përpunim të planeve kontribuuan Instituti Finlandez i Meteorologjisë, Agjencia Austriake për Mjedis Jetësor, Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimi Hapësinorë. Prurje gjatë përgatitjes së këtyre dokumenteve dhanë edhe Qendra për zhvillim të rajonit malor të Shkupit dhe kompania Tehnolab”. 

Kadastra e integruar për ndotje edhe më herët është përpunuar, në vitin 2004, ashtu që detektimi i ndotjes së përgjithshme dhe detektimi i ndotësve konkret të ajrit, nuk është diçka që nuk e ka bërë askush, edhe nëse merret parasysh fjala “studim”. Gjithsesi, në pajtim me detyrimet ligjore për mbrojtje të mjedisit jetësor, bëhet fjalë për një detyrë të përhershme të çdo autoriteti lokal në një periudhë kohore të caktuar.

Andaj, sipas studimi të përpunuar me ndihmën e parave evropiane dhe ekspertëve nga Finlanda dhe Austria në bashkëpunim me ekspertët tanë dhe të dhënat nga institucionet tona, ndotësi më i madh i ajrit në Qytetin e Shkupit janë amvisëritë edhe atë për shkak të mënyrës së ngrohjes. Ata marrin pjesë me 91 përqind në gjithë ndotjen  me mikrogrimca të njohura dhe shumë të rrezikshme PM10, të cilat janë më alarmante veçanërisht në periudhën e dimrit.

Për shkak të paraqitura më larët, deklaratën e kandidatit për kryetar komunë në Qytetin e Shkupit, Petre Shilegov, se askush nuk ka bërë studim se kush janë ndotësit, e vlerësojmë si të pavërtetë. 

Burimi: Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button