Piter Fejt: Maqedonia pas zgjedhjeve ka hapur faqe të re

“Maqedonia pas zgjedhjeve ka nisur faqe të re”, deklaroi për “Makfax”, Piter Fejt, ndërmjetësi në konfliktin e armatosur në vitin 2001. Ai në “Forumin e Sigurisë në Beograd” ka folur për mënyrën e mbajtjes së sigurisë së shteteve të Ballkanit Perëndimor, njofton Portalb.mk.

“Janë mbajtur zgjedhje dhe u zgjedh një koalicion i ri qeverisës, të cilin e përshëndes”, tha Fejt duke shtuar se edhe me tej është sfida “me sundimin e së drejtës dhe Prokurorisë Speciale Publike”.

Përskaj këtyre sfidave, Fejt tha se “ka shpresë të re për Maqedoninë”.

I pyetur për dygjuhësinë në Maqedoni, diplomati holandez, Fejt tha se ky ligj është i paraparë me Marrëveshjen e Ohrit që nga viti 2015 dhe zbatimi i të njëjtit do të kontribuonte në kohezionin social të Maqedonisë.

“Qëllimi i ligjit të gjuhëve është që të përforcohet kohezioni social në Maqedoni. Ligji i gjuhëve nuk do ta ndajë Maqedoninë”, vlerësoi Fejt.

Ai debatin e zgjatur për ligjin e gjuhëve e vlerësoi si të gabuar pasi që me të njëjtin dhe paralelisht me gjuhën shqipe do të avancohen edhe gjuhët tjera të entiteteve që do të kenë përbërje prej 20%.

“Në fund Maqedonia do të jetë më e fuqishme, nëse të gjitha etnitete dhe grupet do të jenë të barabarta”, tha Fejt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button