Daçiq i këndon Erdoganit këngën “Osman Aga”, presidenti serb nuk mund të ndalet duke qeshur (Video)

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq duket se nuk e ka ndërmend të largohet nga mikrofoni, pasi ai mbrëmë është munduar ta ndez atmosferën gjatë darkës së shtruar për nder të vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Serbi.

 

Duke mos hezituar për asnjë moment, Daçiq mori mikrofonin dhe filloi të këndoj në gjuhën turke dhe atë këngën e famshme “Osman Aga”, derisa presidenti serb Alekandar Vuçiq nuk mund të ndalej duke qeshur me performancen e ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, transmeton Telegrafi.

Të gjithë filluan të duartrokasin, derisa i pari i diplomacisë serbe u afrua në tavolinën e presidentit serb dhe homologut të tij turk, për të kënduar në gjuhën turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button