Hakerët koreanoveriorë kanë vjedhur plane koreanojugoro-amerikane për shkatërrimin e udhëheqësisë së Koresë së Veriut

Hakerë koreanoveriorë kanë vjedhur sasi të madhe të dokumenteve të besueshme ushtarake duke përfshirë edhe plane koreanojugore-amerikane për shkatërrimin e udhëheqësisë së Koresë së Veriut, deklaroi një deputet koreanojugor.

Sipas Ri Çeol-hi, deputet i Partisë Demokratike në pushtet, i cili citon informata nga armata koreanojugore, deklaroi për mediat lokale se 235 GB dokumente ushtarake janë vjedhur nga qendra për të dhëna për mbrojtjen në shtator të vitit të kaluar.

Ai pohon se dokumentet që janë vjedhur nuk do ta dëmtojnë armatën koreanojugore.

Në një pjesë të tyre analizohet se si të ndiqet lëvizja e udhëheqësisë koreanoveriore se si të izolohen vendet e tyre të fshehjes dhe të sulmohen nga ajri para se të shkatërrohen.

Ekipi hetues në MM njoftoi në maj se sulme të hakerëve janë realizuar nga Koreja e Veriut, por nuk zbuluan se çfarë informata janë vjedhur.

Koreja e Veriut mohon se është përgjegjëse për sulmin kibernetik dhe e akuzon Korenë e Jugut se ka shpifur pohime për sulme kompjuterike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button