Urim nga presidenti Ivanov me rastin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes popullore u dërgoi urim qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

“Më 11 tetor 1941, para saktë 76 viteve, Maqedonia e zgjodhi rrugën e luftës kundër të këqijave më të mëdha në historinë e njerëzimit – fashizmit dhe nazizmit. Të vetëdijshëm se liria e vërtetë për Maqedoninë nuk mund të dhurohet, por të fitohet vetëm me luftë, populli i Maqedonisë e filloi luftën nacionalçlirimtare. Në këtë luftë populli i Maqedonisë u rilind dhe u ndje i lirë që ta marrë fatin në duart e veta”, thuhet në urimin e presidentit Ivanov.

Ai më tej shton, se detyrë e jona është që ta duam, ruajmë dhe zhvillojmë Republikën e Maqedonisë.

“Detyrë e jona është që, ta duam, ruajmë dhe ta zhvillojmë që t’ua dorëzojmë pasardhësve tanë. Prandaj le t’i qëndrojmë besnik traditës së Maqedonisë për bashkëjetesë dhe respektimin e diversitetit. Të investojmë në besimin dhe respektin që mbajnë shoqërinë tonë të bashkuar. Të vazhdojmë të ndërtojmë një Republikë të Maqedonisë demokratike, prosperuese dhe evropiane”, qëndron në urimin e presidentit Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button