May bisedë telefonike me Trump

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Kryeministria e Britanisë thuhet se May dhe Trump në bisedën e tyre kanë diskutuar mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin, rritjen e taksës së eksportit që SHBA-të kanë zbatuar ndaj kompanisë Bombardier dhe sulmin në Las Vegas.

Më tej u njoftua se May ka shprehur vendosmërinë e saj për mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin ndërsa vëzhgimi i afërt dhe zbatimi i kësaj marrëveshjeje është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Gjithashtu në deklaratë u theksua se Britania e Madhe, SHBA-të dhe partnerët e tjerë në rajon duhet të luftojnë së bashku kundër aktiviteteve të Iranit që prishin stabilitetin në rajon.

Të dy liderët kanë vlerësuar rritjen e taksave që SHBA-ja ka vendosur për importin që do të bëjë kompania kanadeze Bombardier dhe kanë sjellë në rendin e ditës ndikimin që kjo rritje ka në punësimin në kompleksin në Irlandën e Veriut.

Ndërkohë, kryeministrja May në bisedën e saj telefonike i ka përcjellë presidentit Trump edhe njëherë mesazhin e saj të keqardhjes dhe ngushëllimit për sulmin në Las Vegas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button