Poetja iraniane merr çmimin PEN

Poetja Bahai, Mahvash Sabet, e cila ishte e burgosur për rreth një dekadë në Iran, është përzgjedhur si Shkrimtarja Ndërkombëtare e Guximit 2017, përcjell REL.

Poeti irlandez, Michael Longley, ka nderuar shkrimtaren me këtë titull në ceremoninë e çmimeve PEN.

Longley është fitues i këtij çmimi, megjithatë poeti e ndau me Sabet e cila ishte përballur me persekutime.

Ai ndihej i “përulur” për të ndarë çmimin PEN me poeten, duke thënë se ajo është “në zemër shkrimtare e vargjeve të i këndon bukurive të botës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button