Mesi çon Argjentinën në Botëror, Kili mbetet jashtë

Lionel Mesi “ka marrë përdore” Argjentinën dhe e ka bërë që të luajë në Botërorin “Rusi 2018”.

“Pleshti” ka shënuar të gjithë golat e përfaqësueses së tij, në fitoren 1-3 që Argjentina arriti në Ekuador. Ajo që konsiderohej si “ndeshja e jetës” për kombëtaren “blancos celeste”, nisi në mënyrë dramarike kur Ekuadori shënoi menjëherë në fillim të ndeshjes.

Por kapiteni Mesi, nuk toleroi dhe menjëherë barazoi pas pak minutash. Argjentina dominoi takimin dhe Mesi shënoi edhe 2 gola të tjerë. Për fatin e tij, Brazili mundi Kilin 3-0, me dopjetën e Zhesus, duke bërë që Kilenët të mbeten jashtë Botërorit. Uruguaji fitoi bindshëm 4-2 me Bolivinë, me dy gola nga Luiz Suarez dhe një të Kavanit, duke u kualifikua lirshëm.

Kolumbisë i mjaftoi barazimi 1-1 me Perunë, kur shënoi më parë me Hames Rodriges, për të siguruar pjesmarrjen në Botëror, ndërsa Peruja do të luajë ndeshje play off me një skuadër nga Oqeania.

Në ndeshjet e luajtura në orët e para të mëngjesit europian, ka qenë Paraguaji që ka bërë vetvrasje, pasi kur duhej të fitonte në shtëpi për të vazhduar më tej, humbi 0-1 me Venezuelën e vendit të fundit. Në këtë mënyrë, skuadrave europiane, i bashkohen në Botërorin e vitit 2018, edhe Brazili, Uruguaji, Argjentina e Kolumbia. Peruja do të provojë shanset e play off me një skuadër nga kontinenti tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button