Katalunjë, pezullohet pavarësia. Puigdemont: Mundësi për dialog

“Nuk kam planifikuar kurrë asnjë kërcënim apo ofendim ndaj dikujt. Jemi të gjithë pjesë e të njëjtit komunitet”, kanë qenë fjalët e para të presidentit të Katalunjës, në fjalimin e shumëpritur për të adresuar çështjen e pavarësisë së rajonit të pasur verilindor nga Spanja, transmeton Top Channel. 

“Ishte hera e parë që një votim zhvillohej nën sulmin e policisë, e kjo për shkak se qeveria spanjolle është sjellë në një mënyrë agresive ndaj nesh. Megjithatë, më shumë se dy milionë njerëz mposhtën frikën dhe dolën për të votuar”, tha më tej Carles Puigdemont.

“Çështja katalanase nuk është një çështje vetëm e jona, por e të gjithë Europës. Që prej përmbysjes së diktaturës së Frankos, Katalunja ka kontribuuar gjithnjë për demokraci dhe paqe, sepse kjo është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Ne kemi dashur gjithmonë të uleshim në bisedime me qeverinë e Madridit”, ka theksuar më tej Puigdemont.

E menjëherë pas këtij fjalimi erdhi vendimi. “Tashmë ka ardhur momenti deciziv për Katalunjën, e unë si president duhet të ndjek vullnetin e popullit për ta shpallur të pavarur Katalunjën. Por dua të marr ende kohë për t’i dhënë mundësi dialogut, duke pezulluar efektet e shpalljes së pavarësisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button