Është arritur memorandum për mirëkuptim për ristartim të Jugohromit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për nevojën e nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim për tejkalimin e gjendjeve lidhur me punën e Shoqatës për prodhim, tregti dhe shërbime Jugohrom Alzar në Jegunoc.

Qeveria e miratoi këtë vendim me qëllim të vetëm që të tejkalohen problemet në këtë kompani që çuan drejt ndaljes së punës së saj, pasi që administrata e saj nuk i siguroi standardet e domosdoshme ekologjike të caktuara për këtë lloj të industrisë, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Pas disa takimeve dhe bisedimeve mes përfaqësuesve të kompanisë, sindikatës së Jugohromit, dhe të organizatave qytetare ekologjike, ceket, është sjellur konkludim i përbashkët se të gjitha subjektet e cekura janë të intersuara për vazhdimin me punë[ të kompanisë.

Qeveria, gjithashtu, e tregon gatishmërinë e vet, përmes organeve kompetente, menjëherë pas përmbushjes së kushteve, ta japë lejen ekologjike, e nevojshme për vazhdimin mepunë të kombinatit dhe garanton se procedura do të përfundohet në afat sa më të shkurtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP