Monitorim i ASHAAM: Televizionet dhe radiot të fokusuara në raportim për fushatat e dy koalicioneve të mëdha

Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale kumtoi se televizionet në nivel rajonal dhe shtetëror dhe radiot e përfshira me monitorim, në 10 ditët e para të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale (25 shtator – 4 tetor), në përgjithësi janë të fokusuara në raportim për fushatat e dy koalicioneve të mëdha – të kryeusuara nga VMRO-DPMNE, përkatësisht nga LSDM, të cilët kanë numër më të madh të listave të konfirmuara me kandidatë për kryetarë dhe këshilltarë komunal.

Me atë rast, radiodifuzerët, në raportet nga aktivitetet e fushatave, siç ceket, insistojnë të sigurojnë trajtim të njejtë edhe në mënyrë kuantitative, e edhe kualitative, me atë që për Koalicionin e VMRO-DPMNE-së shpesh ka më shumë kohë si rezultat i reagimeve dhe kritikave të tyre për aktivitetet dhe politikat e pushtetit.

Për këtë shkak, theksojnë nga Agjencia, disbalanc në rpaortim është konstatuar vetëm tek TV Alfa, e cila, krahasuar me televizionet në nivel shtetëror të cilat kanë mënyrë të ngjashme të realizimit të lajmeve, ndau dukshëm më shumë kohë për Koalicionin e VMRO-DPMNE-së.

Tek Servisi publik radiodifuziv RTVM ka lëshime nga formulari i caktuar ligjor për strukturën e lajmeve – 30%+30%+30%+10%, por nuk janë konstatuar shkelje të bilancit në raportim sepse – në segmentet e caktuara ligjore nga lajmet në të cilat raportojnë për aktivitetet nga fushatat e partive nga pushteti, përkatësisht nga opozita, ekziston trajtim i barabartë si kuantitativ ashtu edhe kualitativ. Gjithashtu, katër serviset e analizuara kanë bërë përpjkejkje të raportojnë edhe për aktivitete të partive jashtëparlamentare (E Majta) dhe për kandidatë të pavarur, qëndron në kumtesë.

Nga Agjencia informojnë se nevojitet të vërehet se një pjesë e serviseve programore të RTVM-së ndajnë më shumë kohë për të njoftuar për ngjarjet ditore nga vendi dhe bota, që, si mediume dhe si servis publik, ështëp obligim i tyre primar. Megjithatë, deri në fund të fushatës, duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje kërkesave ligjore për strukturën e lajmeve.

Konkludim i përgjithshëm është, theksojnë nga Agjencia, se redaksitë informative të mediumeve u përpoqën ta ruajnë logjikën e procesit konkret politik, përkatësisht t’i prezantojnë para së gjithash aktivitetet zgjedhore të kandidatëve për kryetarë të komunave, e jo në mënyrë primare liderët e partive/koalicioneve të caktuara.

Por, praktika e këtillë komunikative nuk varet çdoherë nga vullneti, vetëdija dhe nga përvoja redaktuese e redaksive, por duhet të merret parasysh edhe konceptet zgjedhore, edhe “teknikat” organizative të vetë partive/koalicioneve, përkatësisht: Si është kryer ngjarja para trupit votues (tubim/takime me qytetarë/promovim projekte), kujt i është dhënë prioritet gjatë ngjarjes së tillë, apo, ndërkaq, sa ka zgjatur ajo ngjarje zgjehdore, dhe si ka qenë raportimi medial për të në kohëpn e planifikuar për shtojcën, dhe përfundimisht, a ka mediumi rrjet mjaf ttë zhvilluar korrespondent për tempo të tillë gzjedhore promovuese dhe për përfshirje të informative?”, thuhet në kumtesë.

Nga Agjencia theksojnë se në këtë kuptim, nga aspekti i – “qëllimeve informative” të mediumeve, vlerësimi për raportimin e deritanishëm të barabartë për aktivitetet e pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, gjithsesi i merr parasysh edhe format e tjera gazetareske/mediale për raportim nga fushata, më së pari – intervistat dhe debatet. Me atë rast, është marrë parasysh edhe praktika komunikative e disa partive/koalicioneve politike, në këtë segment komunikativ – nga shkaqe nga më të ndryshmet, më pak apo më shumë në mënyrë eksplicite, t’i injorojnë tentimet e redaksive për organizim të përballjeve mediale parazgjedhore, qëndron në kumtesë. Të gjitha raportet nga monitorimi në dhjetë ditpët e para të fushatës janë të kapshme në linqet në vijim: Извештаи од мониторинг на националните радиодифузери , Извештаи од мониторинг на регионалните радиодифузери  .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button