Jugohrom nuk ka bërë asgjë për vendosjen e filtrave ekologjik
“E vetmja gjë që është bërë për vendosjen e filtrave është kjo pllakë, dhe që para disa muajve ka mbetur në këtë gjendje dhe nuk ka lëvizur aspak në drejtim të vënies së filtrave siç edhe flasin drejtuesit e këtij kombinati”.
Drejtuesi i Sindikatës së punëtorëve Bajram Amiti tha për Alsat M se drejtuesit e Jugohromit kanë kërkuar nga Qeveria leje për të punuar dhe njëkohësisht të vendosen edhe filtrat.
Për sektorin Civil, dhënia e lejes për të restartuar fabrika pa ndërtimin e filtrave është e pa pranueshme. Nga Eko Guerilla kërkojnë që, Qeveria të kërkojë nga drejtuesit e kombinatit që të deponojë garanci dhe të lehohet mbykëqyrja nga sektori civil për vendosjen e filtrave.
Ndryshe, ri-hapja e fabrikës u paralajmërua nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjes me pronarët e saj të enjten, pritet të ndodhë në mars apo prill të 2018-tës, njofton Portalb.mk. Në këtë reagoi ashpër lëvija Eco Guerilla si dhe Nëna dhe Fëmija, lëvizje që kanë qenë pjesë e protestave kundër ndotjes së ajrit në Tetovë, gjë që u vërtetua se në masë të madhe ishte nga puna pa filtra e kësaj fabrike.
“Nevojiten dy vite për instalim të filtrave dhe jo disa muaj andaj çdo nënshkrim i marrëveshjes mes Qeverisë dhe pronarë të fabrikës “Jugohrom” do të hasë në kundërshtim të ashpër.” shprehen këto lëvizje.
LEXO MË TEPËR:
- Lëvizja Nëna dhe Fëmija: Qeveria të mos e ri-hapë helmuesin “Jugohrom”, do të protestojmë!
- Eco Guerilla: Deklarata për Jugohromin, propagandë parazgjedhore
- Ministria e pranon: Tetovarët janë mbytur nga “Jugohromi” vite me radhë! (VIDEO)
- Tërë vitin 2016, Tetova me ajër të ndotur, shifra alarmante!
- Zv.ministri Makraduli: Fabrika “Jugohrom” mund të ri-fillojë punën në faza