Jugohrom nuk ka bërë asgjë për vendosjen e filtrave ekologjik

E vetmja gjë që është bërë për vendosjen e filtrave është kjo pllakë, dhe që para disa muajve ka mbetur në këtë gjendje dhe nuk ka lëvizur aspak në drejtim të vënies së filtrave siç edhe flasin drejtuesit e këtij kombinati”.

Drejtuesi i Sindikatës së punëtorëve Bajram Amiti tha për Alsat M se drejtuesit e Jugohromit kanë kërkuar nga Qeveria leje për të punuar dhe njëkohësisht të vendosen edhe filtrat.

Për sektorin Civil, dhënia e lejes për të restartuar fabrika pa ndërtimin e filtrave është e pa pranueshme. Nga Eko Guerilla kërkojnë që, Qeveria të kërkojë nga drejtuesit e kombinatit që të deponojë garanci dhe të lehohet mbykëqyrja nga sektori civil për vendosjen e filtrave.

Ndryshe, ri-hapja e fabrikës u paralajmërua nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjes me pronarët e saj të enjten, pritet të ndodhë në mars apo prill të 2018-tës, njofton Portalb.mk. Në këtë reagoi ashpër lëvija Eco Guerilla si dhe Nëna dhe Fëmija, lëvizje që kanë qenë pjesë e protestave kundër ndotjes së ajrit në Tetovëgjë që u vërtetua se në masë të madhe ishte nga puna pa filtra e kësaj fabrike.

“Nevojiten dy vite për instalim të filtrave dhe jo disa muaj andaj çdo nënshkrim i marrëveshjes mes Qeverisë dhe pronarë të fabrikës “Jugohrom” do të hasë në kundërshtim të ashpër.” shprehen këto lëvizje.

LEXO MË TEPËR:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button