Fejsbuku i vërtetë, ja se si gjuha e trupit, e bën fytyrën tuaj një tradhëtare të vërtetë

Personi mesata e prek fytyrën 40 herë në orë. Koinçidencë? Jo sipas një eksperti lexues të fytyrës, Erik Stendop. Çdo gjest ka një kuptim të fshehur – për ta zbërthyer, na mjafton të shohim më nga afër…

Shtator 2013, Nju Jork: 27-vjeçari Nikolas Bruks është dënuar për vrasjen e të dashurës, 33-vjeçarja e njohur në botën e modës, Silvi Këshej, dhe është dënuar me 25 vite burg. Stafi i hotelit e gjeti trupin e Këshejit në vaskën e dhomës ku qëndronte. Kishte disa shenja që flisnin për një vdekje tëdhunshme, por ajo që e dënoi në fund Bruksin ishte gjuha e tij e trupit – sidomos e fytyrës – dhe lëvizjet e duarve…

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të riun që qëndron në korridor në pritje të ashensorit, vetëm pak minuta pasi e dashura ka vdekur. Ai bën ecejake, dhe duart i kalon mespërmes flokëve. “Eshtë një shenjë e qartë e pasigurisë dhe frikës”, thotë ekspertja e sjelljes njerëzore, Pati Ud. Autoi i krimit gjithashtu fërkon fytyrën dy herë me duar, duke filluar nga qendra deri në skaje. “Po përpiqet të fshijë fajin dhe të marë një pamje fytyre që duket neutrale”, thotë Ud. Bruks vendos duart në stomak dhe përkulet. “Eshtë kaq keq, saqë i vjen për të vjellë”. Ai gjithashtu vendos dorën vazhdimisht në qafë. “Ai e di mirë se në çfarë situate të keqe ndodhet. I irrituar, kërkon rrugëdalje dhe mendon se çfarë duhet të bëjë”.

Në gjykatë, Brooks ulet për orë të tëra me duart mbledhur, që herë pas i here i ngre për të mbuluar gojën. “Njerëzit që sillen kështu kanë diçka për të fshehur – një sekret të errët që askush nuk duhet ta mësojë ndonjëherë”.

Bazuar në dëshminë e dhënë prej ekspertëve të gjuhës së trupit dhe profesionistë të mjekësisë, si dhe përshtypjet e tyre, juria arrin në përfundimin se Bruks e ka mbytur Këshejin.

Për shkak se deshifrimi i shprehjeve të fytyrës dhe gjesteve fizike është bërë shumë efikas, gjithnjë e më shumë specialistë të marrjes në pyetje po përdorin analistët e këtyre shprehjeve për të nxjerrë sekrete prej të dyshuarve. Një prej ekspertëve më të mëdhenj në këtë fushë është Erik Stendop. Më poshtë, ai shpjegon se çfarë zbulojnë gjestet më të zakonshme, dhe se si mund të identifikoni atë që mendojnë me të vërtetë të tjerët. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button