‘Lojëra lufte’ në Evropë: NATO dërgon një brigadë shumëkombëshe në Rumani

“Lojërat e Luftës” mes NATO-s dhe Rusisë duket se vazhdojnë,  pasi së fundmi aleanca ushtarake ka njoftuar se do të dërgojë një brigadë shumëkombëshe në Rumani, përcjell Syri.net.

Mësohet se ajo do të qendrojë deri në fund të vitit 2018 dhe po dërgohet për të riforcuar krahun lindor të NATO-s.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti rumun, Klaus Iohannis, me rastin e një vizite të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Vendosur në Krajovë (jug), brigada do të drejtohet nga Rumania dhe do të përfshijë gjithashtu ushtarë polakë, portugezë, bullgarë, italianë dhe gjermanë.

Mesa duket, kjo iniciativë u ndërmor në kuadër të riforcimit të pranisë së NATO-s në ish-vendet e bllokut sovjetik, shqetësuar për sigurinë e tyre që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014./SYRI.net/ 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button