Thaçi skeptik për Specialen: Nuk do të merret me krimet e Serbisë

Edhe vetë Presidenti Hashim Thaçi është shprehur skeptik në lidhje me Gjykatën Speciale, ngritja e së cilës është kërkuar me ngulm nga komuniteti ndërkombëtar, përcjell Top Channel.

Objekti i kësaj trupe gjyqësore do të jetë hetimi i krimeve të luftës të bëra në Kosovë dhe pikërisht këtu, Thaçi u është bashkuar zërave të tjerë politikë dhe publikë në Prishtinë, që i druhen se në shënjestër të saj do të jenë vetëm shqiptarët.

“Gjykata Speciale do të merret vetëm me njërën anë dhe ajo nuk do të merret me krimet që ka bërë Serbia në Kosovë. Duhet të themi atë që dimë dhe që është e saktë, Gjykata Speciale nuk do të merret me dhunimet që i kanë bërë serbët në Kosovë, nuk do të merret me 12 mijë vrasjet në Kosovë. Pra, kjo gjykatë s’merret fare me krimet në Kosovë që i ka bërë Serbia”, tha Presidenti Thaçi, duke shtuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.

Këto komente Presidenti i Kosovës i bëri në një tryezë diskutimi të disa organizatave të shoqërisë civile me temën “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës, rreziqet dhe mundësitë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button