Maqedoni, e dini cili është roli i rinisë në zgjedhjet lokale 2017?

Vota e rinisë ka rëndësi të jashtëzakonshme në Maqedoni. Partitë politike duhet të jenë të hapura dhe të punojnë me të rinjtë sepse ata duhet edukuar dhe përgatitur në orientimet politike për udhëheqjen e vendit. Është ky konkludimi i Lura Polozhanit dhe Samet Shabanit nga Instituti për hulumtim –Impact në emisionin “Odë rinore”, njofton Portalb.mk.

Të rinjtë në Parlament nuk janë vendimmarrës, por vetëm votë-dhënës, zëri i tyre nuk dëgjohet dhe problematikat  e tyre rrallë shtrohen për t’u diskutuar, prandaj llogaridhënia nga partitë në pushtet është minimalja që duhet të bëjnë për rininë si 21.6% i popullsisë së Maqedonisë, u shprehën ata në këtë emision duke spikatur problemet që i tangojnë të rinjtë.

”Në prag të zgjedhjeve lokale, rinia duhet të ngrit zërin dhe të bëhet vendimmarrëse në jetën politike.” tha Pollozhani.

Vetëm në komunën e Tetovës, sipas ligjit, nga numri i përgjithshëm i kandidatëve për këshilltarë çdo parti duhet te ketë nga 6 kandidatë nga mosha 18-25 të cilët do të kontribuojnë për fuqizimin rolit të rinisë në komunat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button