1.5 ton drogë në kamion, arrestohet shqiptari në Itali

Policia ka ndaluar një 32-vjeçar shqiptar në Leçe të Italisë pasi u kap duke trafikuar drogë.

Policia bën me dije se ai sëbashku me mikun e tij italian, të cilët ishin duke udhëtuar me një kamion me 1.5 ton marijuanë, tërhoqën vëmendjen e karabinierëve të cilët i ndoqën për orë të tëra, njofton Albeu.com.

Operacioni u zhvillua natën e të dielës dhe mëngjesin e të hënës, ku policia pikasi furgonin që transportonte lëndën narkotike.
Droga besohet se kishte ardhur nga Shqipëria dhe më pas ishte ngarkuar në kamionin, që drejtohej nga një italian, ndërsa me të ishte edhe një 32-vjeçar shqiptar.

Policia e kishte vënë re kamionin me mbishkrimin ‘Traslochi’ dhe ishte vënë në ndjekje, për ta kapur pak minuta më vonë. Kur policia ka ndaluar mjetin ka gjetur në brendësi edhe 63 pako me drogë.

Shqiptari dhe italiani janë tashmë në burgun e Brindisit në pritje të dënimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button