Thyhet vetura e kandidatit për këshilltar në Saraj (FOTO)

Të dielën në mbrëmje, është thyer vetura e kandidatit për këshilltar të Lëvizjes BESA në Komunën e Sarajit, Sedat Halimi. Vetura është thyer para shtabit të Lëvizjes Besa në Saraj, derisa Halimi ka qenë brenda në shtab, njofton Shenja.tv.

Autorët e panjohur menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Halimi është i dyti në listën e kandidatëve për këshilltarë në Saraj dhe kryetar i nëndegës së Lëvizjes BESA në fshatin Gllumovë. “Nuk mund të më frikësoni me kësi sulme tinëzare, por vetëm se më bëni më të vendosur që të vazhdoj në këtë rrugë ku gjendem bashkë me shokët e mi, deri në fitoren e madhe në Saraj”, thotë Halimi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button