Policia s’mundi ta gjejë Kurtin

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka arritur ta gjejë dhe ta sjellë në seancë deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i akuzuar për hedhje gazi në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë rast dështoi sërish seanca ndaj Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit, Albulena Haxhiut dhe Faton Topallit për shkak të mungesës së Kurtit dhe Kadaj-Bujupit edhe pse kishte urdhër gjykate për sjellje me detyrim.

Tani Policia e Kosovës ka konfirmuar se afati i caktuar nga gjykatësi ka qenë që deri në orën 9:00 të martën Kurti të sillej para gjykatës. Megjithatë, pavarësisht kërkimeve në disa lokacione Kurti nuk është gjetur nga Policia e Kosovës, ka konfirmuar zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Seanca tjetër është caktuar për në fund të nëntorit dhe përsëri Gjykata ka lëshuar urdhër për sjellje me detyrim për Kurtin e Kadajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP