Dimitrov do të mbajë fjalim para Komitetit për punë të jashtme në PE

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot do të ketë fjalim të rregullt para Komitetit për punë të jashtme në Parlamenti Evropian (AFET) ku do të informojë për vijimin e implementimit të reformave kyçe në Republikën e Maqedonisë.

Komiteti për punë të jashtme është trup punues i Parlamentit Evropian në të cilin janë të anëtarësuar përfaqësues nga grupe të ndryshme parlamentare të cilët janë të përfaqësuar në të.

Në takimin e sotëm, Dimitrov para anëtarëve të Komitetit do të informojë për vijimin e implementimit të reformave kyçe në vend nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me qëllim që në afat sa më të shkurtër të hapet rruga për ripërtëritjen e rekomandimit për fillim të negociatave inkuadruese, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë do të ketë edhe takime me deputetët e Parlamentit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button