Shoqata “Komiteti për Mbrojtje të të Drejtave” kërkon Supremja ta kthejë “Monstrën” në rigjykim

Shoqata “Komiteti për Mbrojtje të të Drejtave” sot e përshëndeti qëndrimin e Prokurorisë Publike për pranimin e ankesave dhe për përsëritjen e rastit “Monstra” me qëllim që të largohen dyshimet për besueshmërinë e dëshmive dhe ekspertizave.

Nga Komiteti i bëjnë thirrje Gjykatës Supreme të veprojë në mënyrë të pavarur dhe në mënyrë të paanshme dhe ta kthejë lëndën në vendim të sërishëm, ndërsa organet kompetente dhe gjykata ta konfirmojnë të vërtetën dhe të dënohen fajtorët.

“Komiteti konsideron se qasja e tillë e Prokurorisë publike dhe gjyqësisë duhet të vazhdojë në mënyrë aktive edhe për të gjitha kontestet e tjera, raste të motivuara politike, pa marrë parasysh konotacionin etnik në cilin do rast. Prokuroria Speciale Publike duhet ta bëjë këtë gjithkund ku është kompetente dhe ku disponon me materiale të përgjuara të paligjshme. Prokuroria publike, duke e përfshirë edhe atë Speciale, në mënyrë shtesë kanë të drejtë dhe obligim ligjor ta mbrojnë ligjshmërinë e çdo vendimi dhe procesi gjyqësor dhe këtë mund ta bëjnë edhe në dobi të të akuzuarit”, thuhet në kumtesën e sotme.

Nga Komiteti thonë se reformat në gjyqësi do të mund të ndodhin, vetëm nëse paraprakisht zbardhen rastet e montuara, gjegjësisht të motivuara politikisht siç i quan bashkësia ndërkombëtare.

“Lidhjet midis ish-pushtetit dhe gjyqësisë të cilat ishin sekret publik më në fund dolën në sheh me publikimin e të a.q. ‘bombat’. Përmes tyre u dëgjua si funksionarët qeveritarë përmes telefonit kanë diktuar vendime gjyqësore, ndërsa gjykatësit i kanë zbatuar urdhrat e tyre. Pastaj në mënyrë të ngjashme janë zgjedhur dhe janë avancuar gjykatës, ndërsa të papërshtatshmit janë shkarkuar. Janë montuar lëndë te gjykatësit ‘e tyre’, ndërsa janë dhënë orientime si të zhvillohen hetime të prokurorisë”, vlerësojnë nga Komiteti për mbrojte të të drejtave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button