Më shumë se 80 pika në seancën e sotshme qeveritare

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë të rregullt, në të cilën do të debatojë për çështje nga më shumë fusha.

Krahas shqyrtimit të gjendjeve në procesin e integrimit euroatlantik dhe shfrytëzimit të fondeve të BE-së, Qeveria do ta shqyrtojë informacionin në lidhje me ndërtimin e Arenës nacionale “Filipi i II i Maqedonisë” dhe informacionin për aktivitetet për ndërtimin e një pishine të hapur, një arene të mbyllur tenisi me sallë gjimnastike dhe sallë për arte marciale në Sallën sportive “Boris Trajkovski”.

Në seancë pritet të shqyrtohet edhe informacioni për nevojën e nënshkrimit të aneksit drejt Marrëveshjes për ndërtim të autostradës Demir Kapi – Smokvicë, si dhe informacione për procedurat për ndarje të koncesioneve për kryerje të hulumtimeve detajore gjeologjike të lëndëve të para minerale në më shumë lokalitete.

Në rend dite të seancës janë vendosur edhe Propozim-vendimi për ndryshim të vendimit për vërtetimin e vlerës maksimale të detyrimit të ri përmes lëshimit të letrave me vlerë në tregun vendor financiar dhe Propozim-metodologjia për ndryshim të Metodologjisë për mënyrën e formimit të çmimeve të ilaçeve. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button