Hysaj në Kombëtaren Italiane?! Krenar që jam shqiptar!

Elseid Hysaj pati përballë në takimin e “Loro Boriçit” shokun e tij te skuadra e Napolit, Lorenzo Insigne, i cili i hapi shumë punë në të majtë të sulmit të Italisë, njofton TCH.

Pas ndeshjes, Hysaj u shpreh me superlativa për sulmuesin e Napolit, duke pranuar se e pati të vështirë përballjen me të, ndërsa me shaka tha se është më mirë si shok skuadre se sa si kundërshtar.

Sa i përket ndeshjes, po ashtu si pjesa më e madhe e lojtarëve të tjerë, Hysaj tha se Kombëtarja ishte e pafat pasi krijoi raste dhe mund të kishte shënuar, ndërsa zhvilloi një ndeshje të mirë.

Pyetjes se a mendonte se do të ishte titullar te Kombëtarja e Venturës nëse do të ishte italian, Hysaj as që mund ta mendonte një gjë të tillë. “Jam krenar që jam shqiptar dhe do të jap maksimumin deri në fund për ngjyrat kuqezi”, ka thënë shkodrani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button