Pas humbjes nga Islanda, Bunjaki krenar për periudhën e kaluar te Kosova

Albert Bunjaki ka thënë se është shumë krenar për periudhën e kaluar te Kosova në 8 vjet e gjysmë si përzgjedhës i ekipit përfaqësues.

LEXO: Islanda shënoi golin e dytë kundrejt Kosovës (VIDEO)

Pas humbjes 2 me 0 nga Islanda, që njëkohësisht ishte ndeshja e fundit e Bunjakit te Kosova, ai ka thënë se ky ekip i Kosovës ka të ardhme të ndritur.

“Nuk ka ndjenjë që e përshkruan periudhën te Kosova. Me gjitha vështirësitë dhe rrugën që kemi kaluar jam shumë krenar. E gjithë Kosova duhet të jetë dhe të përkrahë sa më shumë këta djem”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Bunjaki, që mbyll fazën kualifikuese me një barazim dhe nëntë humbje, thotë se në këto ndeshje Kosova pati probleme për shkak të mungesës së përvojës, moskoordinimit të mirë të ekipit e mungesave të shumta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button