Humbja ndaj Italisë e rendit Shqipërinë të tretën në Grupin G (VIDEO)

Shqipëria ka humbur përballë Italisë në “Loro Boriçi” me rezultatin minimal 0-1 me golin e shënuar nga Antonio Candreva.

Në pjesën e parë të dyja ekipet kishin raste për gol, por me një lojë të barabartë, ku nuk kishin porta të prekura.

Shqipëria dukej më shumë agresive sesa Italia në pjesën e dytë duke e sulmuar shumë herë portën e miqve.

Aty ku nuk pritej aty ndodhi gjithçka, pas një krosimi të mbrojtësit Spinazzola për tek Candreva që ky i fundit e kontrollon topin mjaft dhe mposhtë Berishën, duke e dërguar topin në rrjetë.

Me këtë fitore Italia shkon pa problem në pazën “play-off” duke e lënë Shqipërinë në vendin e tretë me 13 pikë. Shqipëria në këto ndeshje kualifikuese grumbulloi 4 fitore, 5 humbje dhe 1 barazim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP