Evakuim për shkak të zjarreve pyjore në Kaliforni

Një numër i madh zjarrfikësish po luftojnë kundër disa zjarreve të cilët po përhapen në pjesët rurale të Kalifornisë Veriore, për ç’arsye u urdhërua edhe evakuim i popullatës së atjeshme. Zjarret janë aktive në afërsi të San Franciskos.

Disa zjarre masive janë jashtë kontrollit në qarqet Napa dhe Sonoma, duke shkatërruar tani për tani një numër të panjohur shtëpish dhe biznesesh dhe duke detyruar evakuimin e mijëra njerëzve. Për shkak të zjarreve,  janë mbyllur, rrugët kryesore në tentim zjarrfikësit t’i vendosin nën kontroll zjarret, të cilat po përhapen për shkak të erës së fuqishme. Për shkak të zjarrit, janë evakuuar edhe dy spitale në Santa Rosa.

Dëshmitarët okularë thonë se zjarri i ka dëbuar nga shtëpitë e tyre në mes të natës dhe se ishin të detyruar të iknin për të mbrojtur jetën e tyre. Qendra për evakuim menjëherë janë vendosur, por mediat amerikane njoftojnë se kapacitetet e tyre menjëherë plotësohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button