Tri skenare të mundshme rreth shpalljes së pavarësisë së Katalonjës

Ardhmëria e Katalonjës duket e pasigurt, në prag të fjalimit të pritur të liderit rajonal separatist Karles Puçdemon, me ç’rast është e paqartë nëse ai do ta përmbushë qëllimin e tij të shpallë pavarësi nga Spanja, komenton DPA.

Sipas burimeve të Partisë Demokratike Evropiane katalanase të Puçdemonit, ekzistojnë tri skenare të mundshme: shpallje e pavarësisë së plotë, deklaratë simbolike për pavarësi pa efekt të drejtpërdrejtë, apo aspak të mos shpallet pavarësi, por të bëjnë thirrje për bisedime të reja me Madridin.

Ramo Tremosa, deputet evropian nga partia e Puçdemonit, deklaroi sot për radion “Onda baska” se lideri rajonal katalanas mund ta ndjekë shembullin e Sllovenisë nga vitit 1991, e cila shpalli pavarësi, por e anuloi zbatimin e aktit.

Në pyetjen “Nëse do të ketë shpallje të pavarësisë?”, Raul Romeva, i angazhuar për punë të jashtme në qeverinë rajonale të Katalonjës, u përgjigj me kundërpyetje: A ka alternativë?”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button