Në Selanik takim mes njerëzve të parë të policisë së Maqedonisë dhe Greqisë

Ballafaqimi me terrorizmin, krimin e organizuar dhe emigrimet ishin temë diskutimi në takimin e sotëm në Selanik midis njerëzve të parë të policisë së Maqedonisë dhe Greqisë, drejtorit të Byrosë për Siguri Publike Lazo Velkovski dhe shefit të policisë të Republikës së Greqisë, gjeneralkolonel Konstantinos Tuslavas, transmeton MIA.

Siç njofton MPB-ja, gjatë vizitës së përfaqësuesve të policisë të Republikës së Maqedonisë në policinë e Republikës së Greqisë, u mbajt takimi i dy ekipeve të ndihmësve në kabinetet e drejtorëve të policisë. Në këtë takim, gjithashtu theks kryesor u vendos në terrorizmin, krimin e organizuar dhe emigracionin.

“Duke marrë parasysh pozicionet aktuale të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë në korniza ndërkombëtar, është dakorduar aktivitetet e përbashkëta të zhvillohen drejtpërsëdrejti përmes drejtuesve të njësive organizative përgjegjëse për ballafaqimin me terrorizmin, krimin e organizuar dhe emigracionin. Gjithashtu është dakorduar të krijohen pika kontakti nëpërmjet bashkëpunimit të ekipeve të ekspertëve nga secila njësi organizative e të dy policive”, kumtoi MPB-ja.

Средба во Солун шефови на полиција Мк и Грција

Në takimin e përfaqësuesve të policisë greke dhe Maqedonisë është shprehur gatishmëri që të iniciohet mbajtje edhe e një takimi tjetër në të cilin do të arrihet marrëveshje për bashkëpunim në fushën e analizave kriminalistike- zbuluese dhe terrorizmit.

“Bashkëpunimi do të thellohet dhe do të ngrihet në nivel më të lartë. Në frymën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të dy Ministritë do të bashkëpunojnë me besim më të madh të ndërsjellë”, theksojnë nga MPB-ja. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button