Përse Charlotte quhet ‘princeshë’ dhe fëmijët e saj nuk do ta mbajnë këtë titull?

Kur bëhet fjalë për mbretërinë britanike, ekzistojnë dy mënyra për t’u bërë princeshë: duhet të jeni vajzë e një princi ose duhet të martoheni me një të tillë, shkruan Class.

Opsioni i dytë shpesh ka ngjallur debate të shumta në publik, rasti konkret është i Kate, dukeshës së Kembrixhit. A duhet quajtur Kate princeshë? Ekspertët shprehen se Kate është një princeshë, por jo Pincesha Kate. Në ditën e saj të dasmën dasmës, Kate Middleton mori titullin nga bashkëshorti i saj, princ Uilliam dhe statusi i saj si një princeshë u rikonfirmua dy herë, me ardhjen në jetë të djalit të saj princit Xhorxh. Certifikata e lindjes zbuloi se profesioni i saj zyrtar është Princesha e Mbretërisë së Bashkuar.

Në të njëjtën mënyrë, nipërit e lindur nga bijtë e monarkut marrin titullin e princit ose të princeshës, por ata që lindin nga bijat e një monarku nuk e bëjnë këtë. Në rastin e familjes së princi Uilliam fëmijët e Princi George do të jenë automatikisht princa dhe princesha, fëmijët e Princeshës Charlotte jo (përveç rasteve nëse ata mund të ngruhen në fron pas një tragjedie në familjen mbretërore)

Sipas Lucy Hume, drejtoreshë e asociuar e Debrett, një burim i besuar kur vjen puna te çështjet e familjes mbretërore britanike titujt mbretërorë janë trashëguar përmes djemve, kështu që nëse Princesha Charlotte ka fëmijë, ata nuk do të trashëgojnë automatikisht titujt ‘Prince, ‘ose’ Princeshë’.

Kjo është gjithashtu arsyeja pse Beatrice dhe Eugenie, vajzat e princit Andreë, janë princesha, por Zara Phillips, vajza e Princeshës Anne, nuk është.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button