Grekët e pasur kanë paguar energji elektrike me tarifë për raste sociale!

Elektroshpërndja greke DEI konfirmoi se shumica e qytetarëve bëjnë mashtrime me energjinë elektrike, gjegjësisht shfrytëzojnë energji elektrike me çmim të dedikuar për rastet sociale, derisa të ardhurat e tyre kanë qenë më të larta nga mesatarja.

Gazeta “Ta Nea” informon se bëhet fjalë për mashtrim për shumë kilovat dhe se kompanisë i kanë shkaktuar dëm me mijëra euro “dhe madje edhe miliona euro”.

Njëri ndër rastet e zbuluara tregon se një pronar i një vile prej 972 metra katrorë në lagjen elite athinase Kifisia, ka shpenzuar 8.400 kilovatë rrymë për katër muaj dhe se me vite ka borxh 28.000 euro DEI-t. Personi i njëjtë është paraqitur si rast social dhe ka shfrytëzuar energji elektrike për këtë kategori, gjegjësisht tarifë më të lirë

Sipas gazetës, DEI për këto raste i ka informuar autoritetet tatimore të cilët kanë filluar të zbatojnë kontrolle.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button