Aktivistët e BESA-s denoncuan gjuajtje me armë në Haraçinë

Aktivistët e partisë politike Lëvizja BESA mbrëmë, në polici kanë denoncuar gjuajtje me armë ndaj tyre derisa kanë ngjitur plaketë në fshatin Haraçinë, njofton Portalb.mk.

Siç bëhet e ditur nga denoncimi i aktivistëve, rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar, kur ndaj tyre është ndalur një veturë “Golf”, ku një person ka gjuajtur në drejtim të tyre një plumb. Pas kësaj, në vendin e ngjarjes aktivistët kanë gjetur edhe gëzhojën e plumbit.

Nga MPB njoftuan se janë ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e gjuajtësit me armë zjarri.

Krahas kësaj, siç njoftojnë nga MPB, 15 min pas mesnate është paraqitur edhe një rast tjetër ku në bulevardin “1 Maji” në Manastir janë parë tre persona deri sa kanë hedhur ngjyrë të zezë në plaketën e kandidatit për kryetar komune të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button