Së shpejti në Shkup vjen Grupi Kraftverk me koncert 3D (VIDEO)

Pionierët gjerman të muzikës elektronike KRAFTVERK nga turneu i tyre që e bëjnë nëpër botë, do të vijnë edhe në Shkup  me 3D show, njofton Portalb.mk.

Koncerti në Shkup, si një ngjarje ekskluzive i TAKSIRAT dhe PASSWORD Produksion do të mbahet me 27 shkurt 2018 në Arenën “Boris Trajkovski”.

KRAFTVERK është një ndër grupet më të njohura elektronike në botë. Me vizionin për të ardhmen KRAFTVERK e krijoi sfondin muzikor për kohën digjitale të shek. 21.

Së shpejti do të ketë edhe informata të tjera në lidhje me ngjarjen, si dhe çmimet e biletave që do të lëshohen në shitje të mërkurën me 11-të tetor në orën 10:00, përmes rrjetit shitës të MikTik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button