A ka kryer vepër penale Pançevski me videon gjatë bastisjes së PSP-së në shtëpinë e tij? (VIDEO)

Ish-kryetari i Gjykatës Penale Vlladimir Pançevski para disa ditëve në MPB paraqiti se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është vjedhur çelësi dhe si dëshmi për këtë gjë ka dhënë video që është inçizuar nga kamera e shtëpisë së tij që të publikohet në media, njofton Portalb.mk.

A ka pasur të drejtë ai të inçizojë dhe të publikojë nga bastisja që është pjesë e procedurës parahetimore që sipas ligjit është sekret? Sipas juristëve , secili pronar i shtëpisë dhe pasurisë ka të drejtë të inçizojë për siguri, por jo edhe në rast kur bëhet fjalë për ngjarje të procedurës parahetimore, shkruan Dojçe Vele.

“Inçizimin që e publikoi ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski gjatë bastisjes së hetuesve të Prokurorisë Speciale Publike në shtëpinë e tij paraqet vepër penale për inçizim të paautorizuar ”, deklaroi ish-gjykatësi  dhe avokati Jovan Joanidis për mediat.

Nga Prokuroria Speciale publike ashpër e kanë demantuar akuzimin e ish-kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski se gjatë bastisjes së PSP-së në shtëpinë e tij hetuesi e ka vjedhur çelësin.

Për sot u.d kryetari i Gjykatës Penale i ka ftuar të gjithë gjykatësit në mbledhje për rastin e videos që e ka publikuar ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, do t’i njoftojë për bastisjen e PSP-së dhe për grupet punuese nga Ministria e Drejtësisë të cilët ishin në Gjykatën Penale, gjegjësisht për ngjarjet të cilat ndodhën të enjten në Gjykatë.

Në një telefonatë me televizionin 24 Ribarev e ka konfirmuar informatën.

Ndryshe, javën e kaluar, të enjten Prokuroria Speciale Publike ka kryer bastisje në zyrën dhe në shtëpinë e gjykatësit Vlladimir Pançevski ku kanë marrë materiale sepse dyshohen për dhënie të sekretit zyrtar. Sipas disa mediave ato materiale dyshohen të jenë dhënë kryetarit të shtetit, por PSP-ja nuk e ka konfirmuar.

LEXO: Janeva: Atë që e kemi kërkuar dhe gjetur në shtëpitë e tyre e kemi marrë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button