Lideri IRGC-së kërcënon SHBA-në

Lideri i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit ( IRGC), Jafari, ka njoftuar se forcat ushtarake të SHBA-së mund të sulmohen nga një raketë iraniane nëse Uashingtoni vendos më shumë sanksione kundër Tehranit, përcjell REL.

Komentet e Jafarit, janë bërë pasi disa media në SHBA, kanë njoftuar se presidenti, Donald Trump, po planifikon të deçertifikoj marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore.

Agjencia e lajmeve iraniane, IRNA, ka cituar liderin Mohammad Ali Jafari, të ketë thënë se “ nëse sanksionet e reja hyjnë në fuqi”, SHBA-ja duhet të zhvendosë “ bazat rajonale rreth 2,000 kilometra” nga Irani.

SHBA-ja në të kaluarën ka vendosur një varg sanksionesh ndaj Irakut, kundër aktivitetit të tyre raketor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button