A guxojnë ministrat që të jenë të pranishëm në vendosjen e gur-themeleve në periudhën parazgjedhore?

Analistët në forma të ndryshme e shohin praninë e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike dhe ministrit pa resor në vendosjen e gurthemelir të kompanisë turke “Çagataj Kablo” në zonën në Bunarxhik. Për disa është e diskutueshme, për të tjerë – jo

Shkruan: Rada Isovska -Manevska

“Nuk e hodha lopatën, a nuk jam as partiak”, ky ishte arsyetimi i zëvendëskryeministri për çështje ekonomikë Koço Angjushev se nuk është problematike prania e tij në vendosjen e gurthemelit të kompanisë turke “Çagataj Kablo” në zonën në Bunarxhik, ngjarje e cila ndodhi me 27 shtator – dy ditë pas fillimit zyrtarë të fushatës zgjedhore (25.09.2017).

Nuk erdhëm këtu të ndihmojmë në hedhjen e lopatave, por të mbështesim aktivitetin e tyre. Kam qenë i pranishëm në hapjen e të gjithë fabrikave prej ku jam zëvendëskryeministër, dhe këtë nuk e konsiderojë si aktivitet parazgjedhor, veçanërisht, ju e dini, se nuk kam përkatësi partiake, shprehet Angjushev në deklaratën të cilën e transmetoi Tv 24 Vesti.

Në hapjen solemne atë e shoqëronte edhe ministri paresor në Qevri Adnan Qahill dhe drejtori i TRIZ Aleksandar Mlladenovski. Me 21 shtator – vetëm disa ditë para fillimi të fushatës zgjedhore, zëvendëskryeministri i Qeverisë për çështje ekonomike, Angjushev, ishte edhe në TRIZ “Alinci” në Prilep, ku ishte i pranishëm në hapjen e fabrikës „Injection Moulding Prilep“, investim i kompanisë gjermane Accomplas.

 ÇKA THOTË KODI ZGJEDHOR

Në lidhje me organizimin solemn me rast të lëshimit në përdorim ose vendosjes se gurthemelit të objekteve, në nenin 8 paragrafi 2 nga Kodi Zgjedhor thuhet:

Në periudhën prej 20 ditëve para fillimit të fushatës zgjedhore deri në përfundimin e zgjedhjeve Presidenti i Republikës së Maqedonisë, deputetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të përzgjedhurit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në pajtim me rezultatet prej zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjeve për kryetar komune ose të anëtarëve të këshillit, gjegjësisht deri në konstruktimin e këshillit të komunave dhe të Qytetit të Shkupit nuk mund: 

  • të paguaj subvencione të cilat nuk janë pagesa mujore të rregullta; 
  • Të mbajë ngjarje publike me rastin e fillimi të ndërtimit ose të lëshimit në përdorim të objekteve me mjete nga Buxheti ose prej fondeve publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose personave të tjerë ligjor të cilët kanë në dispozicion kapital shtetëror, në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës,  rregullim, kanalizim, fusha sporti ose objekte të tjera ose objekte për veprimtari shoqërore shkolla, kopshte dhe objekte të tjera. Nën ndalesën për mbajtje të ngjarjeve me karakter publik nuk nënkuptohet, veçanërisht: dhënia e deklaratave publikë të bartësve të funksioneve publike ose kandidatëve për mbajtje të funksioneve publikë nëpër tubime, intervista në mediume, debate në mediume ose përgjigja të pyetjeve gazetareske. 

EKSPERTËT ME MENDIME TË NDARA

Analistët ndryshe e shohin praninë e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike dhe ministrit pa resor në vendosjen e gurthemelit të investitorit turk në Bunarxhik. Profesori Osman Kadriu, thotë se nëse shihen punët sipas normave ligjore, prania e funksionarit të lart në një ngjarje të këtillë në periudhën e fushatës për zgjedhje lokale është e diskutueshme, megjithatë në rastin konkret mund që të gjendet arsyetim sepse bëhet fjalë për investitor të huaj.

Rregullorja jonë ligjore nuk lejon organizimin e ngjarjeve të këtilla në të cilat marrin pjesë funksionarët e lart qeveritar. Që do të thotë prania e ministrit është e diskutueshme, por duke pasur parasysh se bëhet fjalë për aktivitet të investitorit të huaj, i cili është i rëndësishëm për ekonominë dhe i cili prej më herët e ka planifikuar këtë ngjarje mund që të arsyetohet edhe prania e ministrave, thotë Kadriu. 

Dispozitat ligjore, thotë Kadriu, nuk duhet çdo herë në mënyrë strikte të kuptohen, por të shihet edhe interesi i qytetarëve. Politikani Marsel Billalli nuk e sheh negative praninë e ministrave në vendosjen e gur-themelit të investitorit të huaj në Bunarxhik sepse ngjarja nuk është e lidhur me zgjedhjet lokale për kryetar komunë.

 Kur ky investim të ishte i rrejshme, që të mund të tregohen aktivitet, siç bënte qeveria e mëparshme, që të lavdërohen me lopata, e më pas asgjë nga ajo, atëherë mund të themi se kemi të bëjmë me marketing zgjedhor, por nëse investitori është serioz dhe do të vazhdojë që të ndërtojë edhe në vazhdim atëherë edhe prania e ministrave nuk është e diskutueshme, thotë Bilalli.  

Ai vlerëson se dallimi i qeverisë së mëparshme është i dukshëm, sepse siç thuhet, atëherë ishim dëshmitarë se hidhen lopata për gjithçka dhe gjithkënd, ndërsa pas zgjedhjeve nuk kishte asgjë nga ai aktivitet. Mjaftueshëm korruptuan një kategori të qytetarëve me rritjen e pensioneve dhe pagave me pagesën e subvencioneve vetëm në periudhën e aktiviteteve zgjedhore, shton Bilalli. Sipas profesorit Jove Kekenovski, një sjellje e tillë e ministrave është në kundërshtim me nenin 8-a nga Kodi zgjedhor.

Edhe pse njëri prej ministrave nuk është i përcaktuar politikisht, siç deklaron, përsëri ai është pjesë e një partie qeveritare e cila ka për interes që të sigurojë një numër të madh të vendeve të kryetarëve të komunave. Për atë është i obliguar që të respektojë ligin. Shtesë pamë edhe se pas njërit prej solemniteteve që u organizua  nga investitorët e huaj, ai takohet më një prej kryetarëve, me çka përsëri rrënon edhe sjelljen e tij prej jopartiaki. Përderisa do të takohej me të gjithë kandidatët për kryetarë komunash atëherë ndoshta kjo do të mund që të trajtohet ndryshe, gjegjësisht shqetësim për realizimin e gjithë procesit zgjedhor, shprehet Kekenovski

Qeveria e mëparshme ka shfrytëzuar një numër të madh ngjarjesh për promovimin e programit të saj para zgjedhjeve, gjë që është kritikuar nga ekspertët, sektori joqeveritar dhe qytetarët.

ME TË NJËJTAT FABRIKA ËSHTË LAVDËRUAR EDHE GRUEVSKI

Në prag të fushatës së zgjedhjeve lokale, përndryshe, me të njëjtat fabrika në Bunarxhik dhe në TRIZ Prilep, është lavdëruar edhe lideri i VMRO-DPMNE-së. Ai për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e kabllove “Çagataj Kabllo” në Facebook shkroi se bëhet fjalë për një prej investimeve të qeverisë së kaluar (të udhëhequr nga VMRO-DPMNE) për të cilin ka punuar gjatë kohë.

Nga kompania publikuan se do të investojnë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa me 17 maj të këtij viti nënshkruam edhe marrëveshje për investim. Edhe pse u parapa që fabrika të fillo që të ndërtohet në muajin korrik, sot filluan ndërtimet e kapacitetit i cili do të sigurojë punë për 200 persona.  

Për fabrikën në zonën industriale në Prilep, Gruevski në Facebook-un e tij shkroi:

 Në fillim të vitit të kaluar është vendosur gurthemeli, ndërsa sot filloi me punë investimi i kompanisë gjermane Akomplast në zonën në Prilep. Bisedimet i filluan edhe më pas i vazhdoi Bill Pavllevski, ndërsa unë u kyça në fund, me çka edhe morëm vendimin final i cili u shndërrua në vepër, ndërtimi i fabrikës moderne në Prilep e cila zë 1000 m2 sipërfaqe.

Burimi: Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button