Putin dhe Vuçiq flasin për Kosovën

Pas referendumit në Katalunjë, bota e pa se ka bërë një gabim fatal me njohjen e Kosovës shtet, pasi hapi kutinë e pandorës me pasoja të pakthyeshme.

Në këtë përfundim kanë arritur presidentët rus dhe serb, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të shtunën.

Biseda në rusisht mes Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq, sipas “Tanjug” zgjati pak më tepër sesa gjysmë ore. Nuk mund të shmangej tema e nxehtë politike që po bën të dridhet e gjithë Europa, e siç pohojnë mediet serbe, numri një i Kremlinit ishte interesuar veçanërisht për pikëpamjet lidhur me krizën spanjolle.

Autoritetet serbe nxituan të hiqnin paralele mes rastit të Katalunjës dhe Kosovës pas tensioneve që ndoqën referendumin për pavarësinë në rajonin e pasur spanjoll, por KE sqaroi se rastet janë të ndryshme, e si të tilla nuk mund të krahasohen.

Sipas gazetës “Novosti”, gjatë telefonatës me Vuçiq, Putin shprehu dëshirën për të diskutuar edhe më gjerë për këtë e për çështje të tjera, gjatë një takimi të drejtpërdrejtë që mund të organizohet së shpejti, transmeton Koha Jonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button