Lufta për mbijetesë e muslimanëve të Arakanit në kufirin me Bangladeshin

Muslimanët e Arakanit të cilët kanë ikur nga krimet e ushtrisë së Mianmarit dhe të budistëve fanatikë, po luftojnë për mbijetesë kundër sëmundjeve të shkaktuara nga uria dhe etja në kufirin me Bangladeshin, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Evropian për Muslimanët Rohingya (ERC) në një deklaratë bëri të ditur se rreth 3 mijë persona përgjatë tre ditëve po presin në gjendje të uritur në bregdetin Naikong Dija të Arakanit që të hyjnë në Bangladesh.

Më tej thuhet se muslimanët e Arakanit të cilët kanë mbetur të bllokuar në rajonin kufitar për shkak se nuk kanë para për t’i paguar anijet të cilat mund t’i çojnë ata në shtetet fqinje, fëmijët e tyre janë sëmurë nga diarreja për shkak të mos furnizimit me ujë të pastër të pijshëm.

Ndërsa gratë shtatzëna po lindin në mungesë të kushteve higjienike dhe se numri i të sëmurëve po rritet çdo ditë e më shumë.

Në një foto të publikuar në rrjete sociale tregohet pritja e pashpresë e muslimanëve të Arakanit në kufirin e Bangladeshit.

Një mashkull musliman nga Arakani i cili flet në video thotë se “Persekutimi i Mianmarit na la neve pa shtëpi. Fëmijët tanë po humbin jetën. U bëj thirrje të gjithë vëllezërve muslimanë në Bangladesh dhe në botë, na ndihmoni për hir të Allahut”.

Ai tha se nuk mund të lëvizin në ndonjë vend tjetër nga vendi ku ndodhen dhe se këtu nuk kanë as ushqim për të ngrënë. Muslimanët e Arakanit thonë se po pijnë ujin e detit dhe se kjo bën që ata të sëmuren.

Edhe ata që kalojnë në Bangladesh, përballen me sëmundje të rënda

Në anën tjetër sipas lajmeve të mediave të Bangladeshit, të bazuar në autoritetet shëndetësore thuhet se 18 mijë e 523 gra shtatzëna dhe 42 mijë e 541 fëmijë, muslimanë të Arakanit të cilët kanë kaluar nga Arakani për në Bangladesh ballafaqohen me sëmundje të rënda.

Autoritetet bëjnë të ditur se 18 mijë e 523 gra shtatzëna kanë probleme shëndetësore për shkak të mungesës së mjediseve higjienike, ecjes në këmbë nëpër vende malore duke ikur nga Mianmari dhe mungesës së ushqimit të rregullt dhe të kujdesit shëndetësor. Sipas të dhënave 441 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se shumica e rreth 42 mijë e 541 muslimanëve të Arakanit të cilët jetojnë në kampet e improviziuara në Bangladesh, janë nën kërcënim të nivelit të lartë të sëmundjeve për shkak të mungesës së ushqimit.

Pastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Ndryshe, mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar kundër militantëve të armatosur. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare.

Gjatë sulmeve të fundit të ushtrisë dhe budistëve radikalë janë djegur ose shkatërruar rreth 200 fshatra.

Ndërkaq, 84 për qind nga gjithsej afër dy milionë muslimanë të Arakanit që janë përballur me sulme sistematike dhe spastrim etnik në Mianmar që nga vitet e 70-ta, janë strehuar në vendet fqinje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button